E thote UEFA: Barcelona, klubi qe shpenzon me shume.

Barcelona eshte klubi qe shpenzon me shume para per futbollistet e saj. Sipas nje studimi  te kryer nga UEFA, ne total klubet evropiane ne vitin 2016 shpenzuan 7.3 miliarde Euro me Barcelonen qe kryeson me 371 milione Euro te shpenzuara, 65 milione Euro me shume se Reali i Madridit  qe eshte ne vendin e trete, nderkohe qe mes dy gjigandeve spanjolle gjendet Mancester Junajtid me 321 milione Euro.

Persa u perket te ardhurave, sipas UEFA, eshte Mancester Junajtid ai qe kryeson per vitin 2016 me 689 milione Euro, nderkohe qe Reali i Madridit dhe Barcelona siguruan 620 milione Euro.

Celsi shpenzoi 298 milione Euro nderkohe qe niveli i te ardhurave ishte 440 milione Euro. Pas londinezeve vjen Mancester Siti me 294 milione Euro te shpenzuara per futbollistet, por duke arketuar 533 milione Euro.

Sfidanti.al