Sulmuesi i njohur italian, Kasano, e befasoi edhe një herë tjetër opinionin publik italian, duke bërë të ditur se ai do të kthehet që të luajë futboll në fushë, ndërsa shpreson se, shumë shpejt, do të gjejë një klub të ri. Sipas tij, në Itali, momentalisht, ka pak lojtarë cilësorë, me përjashtim të tre kampionëve të vërtetë. “E ndjej veten tamam si futbollist, pasi unë stërvitem përditë, por, ndërkohë, nuk kam marr ndonjë ofertë që ta mbushi mendjen. Unë jam gati që të luaj përsëri dhe po pres një ofertë të vërtetë. Në Serinë A, ekzistojnë vetëm tre kampionë, Bufoni, Iguaini dhe Pjaniç”, deklaroi futbollisti i shquar i lartpërmendur italian.
Kasano, në fund të sezonit të kaluar, shkaktoi një befasi të madhe, pasi nënshkroi kontratë me Veronën, por, vetëm pak ditë më vonë, njoftoi se do të dilte në “pension”. Megjithatë, tani, ky sulmues 35-vjeçar thotë se është në formë të mirë dhe është gati të luajë në fushë.
Sfidanti.al