Si mund te besohet , Arsenali nuk do të fitojë asnjë euro nga Ozil

Futbollisti gjerman, Mesut Ozil, sikurse duket, do të largohet, si futbollist i lirë, nga Arsenali gjatë verës së ardhshme, kur edhe i skadon kontrata aktuale me klubin londinez. Ozili ka ardhur në Londër, para disa vitesh, nga Reali, por ai, ndërkohë, ka refuzuar që ta vazhdojë kontratën, megjithëse bisedimet përkatëse vazhduan disa muaj. Ekziston një opsion që ai të largohet nga Arsenali gjatë këtij muaji, pasi për të ndonjë klub të paguajë shumën përkatëse, por, sikurse po qëndrojnë punët tani, ka mundësi që ai të largohet, verën e ardhshme, si futbollist i lirë.

Këto kohë e fundit, emri i Ozilit është lidhur me Mançester Junajtidin, ndërkohë që edhe vetë ka deklaruar se do të donte që të qëndronte në Angli, por, sipas medias angleze, tani, Ozili do që ta vazhdojë karrierën në Serinë A.

Sfidanti.al