Driblon me emrin  Keini: “Do të jepja gjithçka të luaja me Ronaldon”

Golashënuesi më i mirë i botës për vitin 2017, Hari Kein i Totenhemit, bëri të ditur se me cilin futbollist do të kishte pasur më shumë dëshirë që të luante në tandem (dyshe), por kjo dëshirë e tij, sidoqoftë, asnjëherë, nuk do të mund të realizohet, pasi bëhet fjalë jo për futbollistin portugez të Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, por për Ronaldon e vërtetë, futbolistin brazilian Luis Nazario da Lima, që, tanimë, ka kohë që ka dalë në “pension”.

Ronaldo i vërtetë ka qenë një nga futbollistët më të mirë të botës që ka udhëhequr Brazilin deri te titulli i kampionit të botës, më 2002, por dy dëmtimet e rënda e penguan atë që të bëhej akoma edhe më i mirë, kur ai erdhi tek Interi nga Barcelona më 1997.

“Nëse do të më jepej mundësia që të zgjidhja se me cilin futbollist do të desha unë që të luaja në tandem, ai me siguri që është Ronaldo. Ai ka pasur gjithçka, forcën, shpejtësinë, teknikën, driblingun, goditje e fortë dhe ndjenjën e lojës. Nuk e kam pasur shumë shansin që ta shihja në ekranin e televizorit, pasi kam qenë i vogël, por në you tube unë kam parë gjithçka që ka bërë ai. Do të jepja gjithçka nga vetja që të luaja me të”, vuri në dukje Hari Kein.

Ky yll i Totenhemit, aktualisht, është një nga objektivët kryesorë të Realit të Madridit, kështu që, të paktën, nëse nuk do të luajë dot me Ronaldon e vërtetë, do të mund të luajë me Ronaldon tjetër, Kristianon, që, aktualisht, është, sikurse thuhet, futbollisti më i mirë i botës.

Sfidanti.a