Megjithë provat konkrete që tregojnë se Reali i Madridit ndodhet në një formë të keqe, trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, kundërshton që të bëjë ndonjë ndryshim në ekipin e vet. Duket se, pavarësisht nga gjithçka, ai ka një besim të “verbër” tek formacioni i ekipit, me të cilin ai i fillon ndeshjet, megjithëse kjo gjë po e dëmton Realin. Zidane konsideron se një qëndrim i tillë i solli atij sukses, më 2017, por, sidoqoftë, evolucioni i ekipit është i rëndësishëm për arritjen e rezultateve të mira. Ai është i bindur se ka në dispozicion një ekip mjaft të fortë, me të cilin mund “të sulmojë” trofeun e Ligës së Kampioneve.
Megjithatë, duket qartë se largimi i Moratës, Rodrigezit dhe Pepes e kanë dobësuar Realin, ndërkohë që nuk u bë përforcimi i duhur i ekipit me blerjet e reja, dhe, sikurse duket, nuk do të ketë ndonjë blerje të rëndësishme as gjatë këtij sezoni transferimesh. Në këto kushte, mund të thuhet se pozita e Zidanes në klub është lëkundur dhe se vetëm triumfi në Champions do të mund ta bindte presidentin e Realit, Florentino Perez, që të vazhojë ta mbajë trajnerin francez në krye të ekipit të vet.
Sfidanti.al