Arda Turan është ylli nr.1 i futbollit turk dhe, ndërsa ai erdhi që të luajë me ekipin Bashakshehir që ndodhet në vend të parë në kampionat, si lojtar i huazuar me të drejtën e blerjes së tij, në aeroport u krijua një kaos i vërtetë, për shkak të numrit të madh të tifozëve që kishin ardhur ta prisnin heroin e tyre. Nuk numëroheshin dot ekipet televizive dhe gazetarët, ndërkohë që policia u detyrua të marrë masa drastike, duke mbyllur një pjesë të aeroportit, për shkak të rrëmujës dhe kaosit që u krijua atje.
Numri i tifozëve që kishin dalë për ta pritur Turanin në aeroport ishte shumë i madh, saqë policia nuk ishte në gjendje që të bënte zap ata që tregoheshin të pabindur dhe agresivë, kështu që disa prej këtyre të fundit u keqtrajtuan dhe përfunduan në polici. “Ne nuk jemi terroristë, por tifozë”, bërtisnin tifozët në kor.
Sfidanti.al