Lojtari e ka emrin Keleçi Ikeanaçi, skuadra e tij quhet Leister, ndërsa kundërshtari qëlloi të ishte modesti Flitvud Taun, në Kupën e Anglisë. Ikeanaçi shënoi golin e parë historik me ndihmën e teknologjisë në Angli, pasi VAR-i u vendos të eksperimentohej më parë në kupë, dhe pastaj të shikohej nëse mund të përdorej në Premier Ligë.
Fillimisht, goli i shënuar nga Ikeanaçi u quajt i parregullt, në pozicion jashtë loje, por gjyqtari Stirling Mos kërkoi ndihmën e video asistentit, Majk Xhons. Vendimi i këtij të fundit ishte që goli ishte i rregullt, pasi Ikeanaçi nuk ishte pozicion jashtë loje kur mori pasimin e Rijad Mahrezit. Ky ishte goli i dytë, ndërsa të parin e shënoi po Ikeanaçi pas një topi të marrë nga lojtari i kombëtares së Algjerisë, Islam Slimani.
Sfidanti.al