Bufon s’ka prapakthehu; te Juventus e pret një rol drejtuesi

Xhanluixhi Bufon nuk bën prapakthehu në vendimin e tij për t’i thënë lamtumirën futbollit në fund të këtij sezoni. Portieri i Juventusit ditët e fundt u fol në median italiane se kishte ndërruar mendje në lidhje me këtë histori  dhe gjithcka u krijua pasi Buffon u pa të bisedonte me Piero Auzilio pak minuta përpara ndeshjes mes Juventusit dhe Interit.

Por ‘La stampa’ dhe La Gazzetta Dello Sport’ hodhën dritë mbi atë cfarë ndodhi duke lënë t kuptohet se 39 vjecari nuk kishte ndërruar aspak mendje,madje për të është bërë gati vendi në bordin drejtues te Juventusit, një karrierë kjo që do të nisë që në muajin qershor pasi të jenë mbyllur të gjithë aktivitetet.

Një lëvizje kjo që vendin e Bufon në formacionin bazë do ta zërë Shezni i cili duket se ka filluar të mësohet me rolin e titullarit te kampionët e Italisë duke qenë se i ka luajtur tashmë 5 ndeshje duke qenë në formacionin bazë.

Sfidanti.al