Champions, Realit ‘i ra për pjesë’ PSG, gjithnjë është eliminuar nga francezët

Ndryshe nga sa ka ndodhur në vietet e fundit, shorti i Ligës së Kampioneve nuk është treguar aspak bujar me Realin e Madridit. Kampionët e evropës në dy edicionet e fundit do të luajnë në 1/8 e finaleve me Paris Sën Zhermen të Nejmar&Co, dhe historia e përballjeve nuk është aspak në favor të spanjollëve. Në të vërtetetë. Paris sën Zhermen deh Reali i madridit janë vënë përballë njëri-tjetrit në 3 raste në kompeticionet evropiane dhe bilanci është 2 fitore për secilën skuadër dhe 2 barazime.

Në 2 prej këtyre 3 rasteve përballjet mes këtyre ekipebe kanë qenë në sfidat me eliminim direkt dhe në të dyja rastet skuadra triumfuese ka qenë skuadra pariziene. Herën e parë që reali i madridit dhe PSG u vunë përballë njëri-tjetrit ka qenë në sezonin 1992/1993, në cerekfinale të Kupës UEFA. Reali i Madridit fitoi ndeshjen e parë 3-1, por Paris Sën Zhermen iu kudnërpërgjigj në të dytën duke fituar 4-1. Paris sën Zhermeni i asaj kohe ishte i mbushur me yje pasi në përbërje kishte lojtarë të tillë si Zhinola, Lama, lë gen, gerën, Rikardo Gomesh e sidomos fenomenin liberian Xhorxh ueah që kaloi tek Milani për të fituar edhe Topin e Artë 2 sezone më vonë

Në sezonin pasardhës, fati deshi që Reali i madridit dhe  paris Sën Zhermen të sfidonin njëra-tjetrën në Kupën e Kupave në fazën cerekfinale. Ndeshja e parë edhe këtë radhë u luajt në Bernabeu dhe PSG fitoi 1-0 falë golit të ueah, ndërsa në sfidën ekthimit sfida përfundoi 1-1 që ishte eliminimi i radhës për Realin

Ndërsa rasti i tretë që ka parë Realin e PSG përballë njëri-tjetrit ka qenë në fazën egrupeve të Ligës së kampioneve në sezonin 2015/2016, në këtë rast Reali ka barazuar 0-0 në ndeshjen e parë me francezët në paris dhe ka fituar 1-0 në Bernabeu. Reali rezultoi fitues jo vetëm i grupit, por edhe i trofeut pasi mposhti në finale Atletiko madrid

Sfidanti.al