Duhej të vinte mosha 34 vjeç (që do ta mbushë shpejt), që të ndriçonte “ylli” i tij. Karim Benzema ka jetuar për një kohë të gjatë nën hijen e Kristiano Ronaldos, ndërsa e pati të pamundur të përballonte konkurrencën e Lionel Mesit dhe Robert Levandovskit, por duket se 2022-shi do të jetë viti me fat.

