Duhej të vinte mosha 34 vjeç (që do ta mbushë shpejt), që të ndriçonte “ylli” i tij. Karim Benzema ka jetuar për një kohë të gjatë nën hijen e Kristiano Ronaldos, ndërsa e pati të pamundur të përballonte konkurrencën e Lionel Mesit dhe Robert Levandovskit, por duket se 2022-shi do të jetë viti me fat. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi i Realit të Madridit është për herë të parë favorit për të fituar Topin e Artë për herë rishtare në karrierë, edhe pse do të duhet një kombinim pozitiv që kjo të ndodhë. Nga ana individuale, francezi ka 39 gola këtë sezon, plus një numër të madh asistesh. Po ashtu po shkëlqen edhe me kombëtaren e Francës. Në anën kolektive, Reali është kampion i sigurt i Spanjës dhe në gjysmëfinalen e Championsit. Nëse “merengesit” shpallen kampionë të Europës, me shumë gjasë Benzema do të shkojë drejt Topit të Artë, por nëse këtë e bën Liverpuli, favorit do të ishte Mohamed Salahu, e nëse ia del Mançester Siti, fitues mund të dilte Kevin De Brujne.
Sfidanti.al