Lajmet në mediat angleze kanë qenë të tilla që prej muajsh londinezët kanë folur me përfaqësuesit e tij, dhe se ata janë favoritë për ta marrë sezonin e ardhshëm. Flasim për Gabriel Zhezusin, sulmuesin e Mançester Sitit, i cili ndoshta kërkon më shumë minuta për të luajtur, ndërsa te skuadra e Pep Guardiolës duhet të kënaqet me më pak. Të tilla janë alternativat te kampionët në fuqi të Anglisë. Gjithsesi, edhe pse ka logjikë që sulmuesi brazilian të bashkohet me trajnerin Mikel Arteta, nuk dihet nëse Guardiola do të ishte dakord. Zhezus shënoi 4 gola në fitoren 5-1 ndaj Uatfordit në Premier Ligë, duke qenë lojtari më i mirë në fushë. Vërtet, në verë pritet të vijë Erling Halandi dhe në ekip është edhe Rahim Stërlingu, por Ferran Torresi është larguar dhe Siti do të luajë sërish në shumë kompeticione. Gjithsesi, pas ndeshjes braziliani foli vetëm për fitoren/ “Ishte dita ime, – tha ai, – ne luajtëm shumë mirë dhe krijuam shumë raste, kjo është gjëja që duhet bërë. Ky ishte tregolëshi im i parë në Premier Ligë, por unë e kam kërkuar edhe më parë, veçse kam goditur shtyllën. Duhet të shohim ndeshjet tona për të shkuar drejt titullit”.
Sfidanti.al