Presidenti i fuqishëm madrilen flet së pari në interes të klubit të tij, pasi është gjithnjë diçka e rëndësishme që një lojtar i Realit të fitojë trofeun e madh të “Frans Futbollit” (France Football). Ylli i radhës që mund t’ia dalë quhet Karim Benzema dhe Florentino Perez e mbështet fuqimisht në ambicien e tij. “Si mundet të mos ia japin Topin e Artë këtë vit Benzemasë, – thotë presidenti i Realit, – ai ka qenë i shkëlqyer këtë vit, ndonëse ka qenë i mirë që kur ka ardhur tek ne”. Benzema ka shënuar 42 gola në 42 ndeshje këtë edicion, duke pretenduar Këpucën e Artë në Spanjë dhe në Europë, u shpall kampion në La Ligë, dhe shpreson të fitojë Championsin. Nga Reali, në të kaluarën ka pasur shumë lojtarë që e kanë fituar Topin e Artë, si Di Stefano (2 herë), Kopa (1), Figo (1), Ronaldo (1), Kristiano Ronaldo (4) dhe Modriç (1).
Sfidanti.al