Benzema bën “41” në 41 ndeshje, është “Piçiçi” i Championsit

Për opinionistin anglez, Rio Ferdinand, ai është lojtari më i mirë i momentit dhe se askush tjetër nuk është pranë tij. Flasim për Karim Benzemanë që shënoi edhe në “Etihad”, madje dy gola, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit ndaj Mançester Sitit. Ferdinandi ka të drejtëm, ashtu siç kanë të drejtë edhe gazetat spanjolle që presin që Benzemaja të fitojë Topin e Artë këtë vit. Statistikat flasin vetë, pasi francezi ka 41 gola në 41 ndeshje këtë sezon, i pari lojtar i Realit që arrin shifrën 40 që pas Kristiano Ronaldos. Në 600 ndeshje për Realin, ai ka 320 gola, duke qenë vetëm 3 gola larg Raul Gonzalesit që është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Madridit. Po ashtu, Benzema ka 14 gola në Champions këtë sezon dhe ka kaluar Robert Levandovskin duke u bërë “Piçiçi” e duke pasur mundësi të shënojë më shumë. Kurrë, sulmuesi 34-vjeçar nuk ka qenë shënuesi më i mirë i Championsit, por po ashtu as edhe i La Ligës spanjolle.

Sfidanti.al