Duke habitur shumëkënd, sulmuesi “kontravers” italian, Mario Baloteli, zgjodhi klubin e ri, ku ai do ta vazhdojë karrierën e tij. Kur ishte i ri, për Balotelin u tha se, duke qenë se ishte mjaft i talentuar, ai do të kishte një të ardhme të shkëlqyer, por temperamenti i tij problematik nuk e la këtë futbollist
Motori në det për një bast; Salvini kundër Balotelit: Do ta kisha arrestuar
Basti i Mario Balotelit me 2000 Euro me një barist për t’u hedhur në det nga moli teksa drejtonte një motor, vazhdon të shkaktojë polemika, madje është arritur aty sa është kërkuar edhe ndërhyrja e zv/kryeministrit italian, Mateo Salvini. Ky i fundit në një intervistë për ‘Quarta Repubblica’ nuk i kurseu aspak kritikat e ashpra
Napoli, tjetër bëmë e Balotelit; sfidon baristin me hedhje në det me motor
Mario Baloteli bën një tjetër bëmë të tij. Sulmuesi italian që është me pushime në Napoli vendosi të sfidojë një barist në Merxhelina duke i ofruar 2000 Euro për t’u hedhur në ujë me motorin e tij. Sfida u pranua menjëherë nga i riu që nuk ngurroi të hidhej nga moli në det teksa ngiste
O Zot, kur do të gjëndet një klub pa “mëkate” për Balotelin ?
Të paktën kështu të krijohet përshtypja, kur e sheh këtë futbollist, dikur pjesëtar të përfaqësueses italiane, duke u stërvitur me Breshën që sapo është ngjitur në Serinë A. Në fakt. Baloteli ka kontratë të vlefshme ende me Olimpikun e Marsejës deri më 1 korrik, datë mbas së cilës ai do të bëhet lojtar i lirë.
Çfarë “goli”Baloteli: Të gjithë ata që më kritikojnë, janë budallenj!
Mario Baloteli do të largohet nga Olimpiku i Marsejës, ndërkohë që kontrata e tij gjashtëmujore me këtë klub francez skadoi dhe futbollisti italian bëri të ditur se nuk ka ndërmend që të mbesë në Marsejë. Në fakt, Baloteli ka qenë në qendër të kritikave, për shkak të lojrave të tij të dobta, sidomos, sepse ai
Italia, sulmi i Balotelit: Jashtë Kombëtares, jo vetem për fajin tim
Mario Baloteli sulmon sërish stafin teknik të përfaqësueses italiane për mosgrumbullimin e tij në skuadër dhe këtë e bëri në një intervistë për televizionin Canal+ nga ku ngriti edhe akuzat e tij. ‘Nëse nuk jam më në Kombëtare, një pjesë e fajit është i imi-tha Baloteli-kur isha te Liverpuli nuk luajta mirë dhe ishte e
Baloteli: Gjytarët francezë janë më të këqinjtë në Evropë!
Mbas humbjes 0-3 nga Lioni para tifozëve të vet, golashënuesi i Olimpikut të Marsejës, Mario Baloteli, i akuzoi seriozisht gjyqtarët e Ligës së 1-rë franceze, duke i quajtur ata si më këqinjë në Evropë dhe profesionalisht shumë të dobët, madje të tmerrshëm! “Gjyqtarët në Francë janë më të këqinjtë. Ata thjesht janë të tmerrshëm”, tha
Baloteli: Në emër të futbollit, mos krahasoni më Mesin me nr.7 të Juves!
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Liverpulit në “Kamp Nou” figurë qëndrore ishte sigurisht Lionel Mesi që shënoi dy gola, i dyti prej të cilëve mbas një goditjeje supermjeshtrore nga rreth 30 metra. I gjithë stadiumi u çua në këmbë dhe filloi të brohorasë. Zakonisht, kur Mesi ose Ronaldo
Baloteli nuk kthehet në Itali, sulmuesi do të shkojë te Olimpik i Marsejës
Mario Baloteli nuk do të kthehet në Itali, por do të qëndrojë në Francë. Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Nisës do të jetë Olimpiku i Marsejës dhe kjo lëvizje do të realizohet falë punës së madhe të bërë nga agjenti i tij, Mino Raiola. Tashmë në këtë pikë pritet vetëm zyrtarizimi i kalimit të
Baloteli drejt Marsejës? E kërkoi vetë presidenti
Mario Baloteli duket se do ta vijojë karrierën në kampionatin francez pikërisht te skuadra e Olimpikut të Marsejës. Sipas të përsditshmes L’Equipe’, sulmuesi italian i Nisës mund të transferohet te kjo skuadër që në këtë sesion të merkatos së transferimeve. Gjithnjë sipas kësaj të pëditshmeje Mario Baloteli është ëndrra e madhe e presidentit të Marsejës