Italia, sulmi i Balotelit: Jashtë Kombëtares, jo vetem për fajin tim

Mario Baloteli sulmon sërish stafin teknik të përfaqësueses italiane për mosgrumbullimin e tij në skuadër dhe këtë e bëri në një intervistë për televizionin Canal+ nga ku ngriti edhe akuzat e tij.

‘Nëse nuk jam më në Kombëtare, një pjesë e fajit është i imi-tha Baloteli-kur isha te Liverpuli nuk luajta mirë dhe ishte e drejtë që të mos grumbullohesha. Por ka pasur edhe gjëra të tjera. Nuk e di nëse varet nga karakteri im apo është më komode të mos më grumbullojnë, apo mos është për racizëm’.

Baloteli foli pikërisht edhe për këtë problem që është shumë shqetësues.

‘Është e rëndësishme për ata që mund të dëgjohen si unë të mbajnë një qëndrim edhe për t’u dhënë zë atyre që pësojnë diskriminimin në jetën normale-vijoi Baloteli-ajo që nuk kuptoj është se sinuk ka një revoltim ndaj cdo diskriminimi. Nëse unë jam në stadium me djalin tim dhe dëgjij atë që është pranë meje që lëshon fjalë fyese ndaj dikujt se është me ngjyrë ose gay ia shkul veshin. Mund të lësh fushën e lojës, por unë nuk stërvitem gjithë javën që të dal nga fusha për shkak të një budallai. është më e lehtë të identifikosh këtë budalla dhe ta largosh’

Përsa i përket të ardhmes së tij, Baloteli nuk e përjashton qëndrimin e tij te Olimpiku i Marsejës, por për këtë ai duhet që fillimisht të takohet me drejtuesit e klubit, për të shtuar se do t’i pëlqente të kthehej te Breshia një ditë, por jo sezonin e ardhshëm.

sfidanti.al