Empoli, Frozinone, Kievo; kur rënia në Serinë B të bën të pasur

Paraja nuk të sjell lumturinë, por Empoli, Frozinone e Kievo e kanë një motiv për të buzëqeshur për rënien e tyre në Serinë B italiane. Të tre klubet do të shpërndajnë mes tyre 50 milionë Euro që Federata Italiane e Futbollit ua rezervon skuadrave që bien nga kategoria në Serie A për të përballuar më mirë traumat ekonomike të shkaktuara prej saj.

Mekanizmi parashikon që skuadra që ka qëndruar më shumë kohë në Serinë A që në këtë rast është Kievo, të përfitojë më shumë. Duke qenë se në të paktën 3 nga 4 vitet e fundit Kievo ka qenë në kategorinë më të lartë të futbollit italian, atëherë kësaj skuadre i takojnë 25 milionë Euro.

Me dy pjesëmarrje në Serinë A dhe 1 në Serinë B që është rasti i Empolit, shifra e përfituar është 15 milionë Euro, ndërsa Frozinone që qëndroi vetëm një sezon në Serinë A do të marrë 10 milionë Euro

Në të vërtetë shifra e akorduar nga FIGC për skuadrat që bien është 60 milionë Euro, por duke qënë se këtë vit 3 skuadrat e rëna do të marrin vetëm 50 milionë, shifra e mbetur prej 10 milionë Euro do t’i shtohet asaj prej 60 milionë Eurosh të sezonit të ardhshëm.

sfidanti.al