Totenhemi, me Herri Kejnin në fushë në finalen e Champions?

Herri Kejn ka të ngjarë të jetë në fushën e lojës në finalen e Ligës së Kampioneve që Totenhemi do të luajë të shtunën ndaj Liverpulit. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Daily Mail’ sipas të cilit sulmuesi do të jetë pjesë e skuadrës në Madrid me Pocetinon që duket se po mendon seriozisht që ta aktivizojë atë edhe pse dyshimet për praninë e tij ekzistojnë ende.

Herri Kejn pësoi një dëmtim në sfidën me Mancester Sitin në cerekfinale të Ligës së Kampioneve duke humbur kështu pjesën e mbetur të sezonit. megjithatë Tottenhemi edhe pa të në radhët e tij arriti që të eliminojë jo vetëm skuadrën e Guardiolës, por edhe Ajaksin në gjysmëfinale për të lënë një takim me Liverpulin në finalen të gjithë angleze të Ligës së Kampioneve.

Ndërkaq, në tribunën e ‘ëanda Metropolitanos’ do të jetë edhe trajneri i përfaqësueses angleze Garet Sauthgejt që është i shqetësuar ende për gjendjen e Herri Kejn në prag të ndeshjeve të fazës finale të Nations League.

sfidanti.al