Serhio Ramos kërkon largimin nga Reali i Madridit. Nga Spanja vijnë lajme të tjera që konfirmojnë zërat që po qarkullojnë në lidhje me të ardhmen e kapitenit të Los Blancos. Sipas ‘El Chiringuito TV’ që është shumë i informuar në lidhje me atë cfarë ndodh te Reali i Madridit, qendërmbrojtësi spanjoll është takuar me presidentin e klubit merenges, Florentino Perez të cilit i kërkoi që ta lejojë të largohet, madje me parametra zero ndërkohë që kujtojmë se futbollisti ka një klauzolë të zgjidhjes së kontratës prej 800 milionë Eurosh
Një lamtumirë kjo që do të shkaktonte shumë bujë, pasi Ramos do të largohej pas 14 sezonesh me Realin e Madridit. Gjithnjë sipas asaj që theksohet në median spanjolle, takimi ishte i natyrës urgjente dhe në të ishin futbollisti, vëllai dhe agjenti i tij Rëne Ramos, avokati Hulio Sen dhe Florentino Perez,
Ramos kërkoi të jetë i lirë për të zgjedhur destinacionin me 33 vjecarin që duket se po tundohet nga një ofertë nga Kina që konsiderohet e pamundur për t’u refuzuar, ndërkohë që ditët e fundit u fol edhe për një interesim të Juventusit i shtyrë edhe nga Kristiano Ronaldo.
sfidanti.al