Në Festivalin e Kanës; sherr i fortë mes Bruklin Bekam dhe të dashurës së tij

Bruklin Bekam dhe e dashura e tij Hana Kros u bënë protagonistë të një grindjeje të fortë në Kanë, gjatë festivalit të Filmit. Lajmi u bë publik nga tabloidi britanik ‘The Sun’ sipas të cilit grindja ishte kaq e ashpër sa u desh ndërhyrja e punonjësve të sigurisë të evenimentit që t’i ndante ata.

‘The Sun’ që e shoqëroj informacionin edhe me fotografi, shpjegon sesi Hana e merrte telefonin edhe e largonte nga Bruklin. ‘Ishte gjithcka shumë dramatike-shkruhej te ky tabloid-cifti ishte prej pak ditësh në Kanë dhe menjëherë filluan të diskutonin. Hana lufton me famën dhe paratë e Bruklin dhe me atë që sjell të frekuentuarit një Bekam. Bruklin bëhet xheloz shumë shpejt dhe nuk i pëlqen që ajo tërheq vëmendjen e meshkujve të tjerë’.

Tabloidi britanik vijon artikullin e tij duke shtuar se Hana dhe Bruklin pasi kishin konsumuar pije, filluan të fyenin njëri-tjetrin dhe duke qenë se janë ende shumë të rinj, gjithcka është plot pasion në moshën e tyre. Gjërat arritën sa ata iu afruan shumë njëri-tjetrin dhe në këtë pikë ndërhyri siguria, ndërkohë që për këtë incident u njoftuan edhe prindërit e Bruklin, David e Viktoria Bekam që mesa duket janë të shqetësuar për lidhjen toksike të ciftit të ri dhe të frustruar për të gjithë këtë dramë poshtëruese në publik

Më pas Bruklin dhe Hana u pajtuan dhe të enjten u panë teksa ishin në një darkë private në Formula E të organizuar nga Alehandro Agag. Ajo në Festivalin e Kanës nuk është grindja e parë mes Bruklinit dhe Hanës. Muajin e kaluar ata debatuan edhe në Festivalin e Coachella në Kalifroni di dhe në restoriantin Madeo në Beverly Hills.

sfidanti.al