Napoli, tjetër bëmë e Balotelit; sfidon baristin me hedhje në det me motor

Mario Baloteli bën një tjetër bëmë të tij. Sulmuesi italian që është me pushime në Napoli vendosi të sfidojë një barist në Merxhelina duke i ofruar 2000 Euro për t’u hedhur në ujë me motorin e tij. Sfida u pranua menjëherë nga i riu që nuk ngurroi të hidhej nga moli në det teksa ngiste motorin për të dalë më pas në sipërfaqe që të merrte shpërblimin mes duartrokitjeve të dëshmitarëve të kësaj ngjarjeje.

‘Në fund të fundit motori im vlente vetëm 600 Euro-tha protagonisti i këtij basti të fituar pas zhytjes në det.
Por ky ‘bast’ i Balotelit përvec të qeshurave shkaktoi edhe polemika me sulmuesin që u akuzua për ndotje të ujit, akuza të cilave futbollisti iu përgjigj nëpërmjet Instagram Stories teksa shumë shpejt publikoi foton e motorit të nxjerrë nga uji të shoqëruar me shprehjen: ‘Filozofë..ja ku e keni motorin ‘ndotës’ të peshkuar’

sfidanti.al