Baloteli nuk kthehet në Itali, sulmuesi do të shkojë te Olimpik i Marsejës

Mario Baloteli nuk do të kthehet në Itali, por do të qëndrojë në Francë. Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Nisës do të jetë Olimpiku i Marsejës dhe kjo lëvizje do të realizohet falë punës së madhe të bërë nga agjenti i tij, Mino Raiola.

Tashmë në këtë pikë pritet vetëm zyrtarizimi i kalimit të Balotelit te Marseja ku ai do të gjejë Rudi Garsian, ndërkohë që do të përfitojë edhe 3 milionë Euro për 17 ndeshje deri në fund të sezonit. Sipas medias franceze, Baloteli mund të bëjë debutimin e tij me fanelën e Olimpikut të Marsejës që ditën e premte në ndeshjen kundër Lilë.

Marseja ka nevojë për një sulmues për të ngjitur shkallët e renditjes, ndërsa Baloteli ka nevojë që të luajë dhe të shënojë. herën e fundit që italiani është aktivizuar ishte në 4 dhjetor, ndërkohë që në këtë sezon nuk ka shënuar asnjë gol, kështu që shpresohet që ky bashkëpunim të funksionojë.

sfidanti.al