Basti i Mario Balotelit me 2000 Euro me një barist për t’u hedhur në det nga moli teksa drejtonte një motor, vazhdon të shkaktojë polemika, madje është arritur aty sa është kërkuar edhe ndërhyrja e zv/kryeministrit italian, Mateo Salvini. Ky i fundit në një intervistë për ‘Quarta Repubblica’ nuk i kurseu aspak kritikat e ashpra në drejtim të sulmuesit italian.
‘Është një lojë idiotësh-tha Salvini për bastin e organizuar nga Baloteli ndaj të cilit u bë edhe një denoncim nga Policia Bashkiake e Napolit-të ishte për mua, do ta kisha arrestuar. të hedhësh një motor në det, cfarë imazhi i japim Italisë në botë nëse në një nga qytetet tona që ka problemet e veta, vjen një lojtar i pasur e i llastuar dhe hedh një motor në det. Jemi në kufijtë e cmendurisë’.
sfidanti.al