Horge Burrucaga së bashku me Diego Armando Maradonën me Argjentinën e tyre mundën Anglinë në botërorin e vitit 1986. pas 3 dekadash, djali i këtij futbollisti kërkon të pushtojë Anglinë, por në mënyrën e tij; në turneun e të rinjve të Uimbëlldonit.
Roman Burrucaga, 17 vjec bëri debutimin e tij në barin e turneut londinez dhe e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme, me fitore. Dhe këtë sukses e arriti në sytë e të atit i cili nuk mundi dot ta shoqërojë në Turneun e Roland Garros në muajin maj, dhe që nuk deshi të humbasë rastin të shohë të birin në Londër.
‘Donte shumë që të vinte pasi nuk e shoh shpesh-tregon Burrucaga Jr, ndërkohë që i ati pranoi e vuan pak teksa i ndjek ndeshjet live, ai që mundi Anglinë në botërorin e 1986. Ishte ndeshja që do të hynte në historinë e futbollit për të famshmen ‘Dora e Zotit’ me të cilën Maradona shënoi 1 nga 2 golat e fitores së Argjentinës ndaj Tre Luanëve. Një javë më vonë skuadra Albiceleste u shpall kampione e botës pasi mundi Gjermaninë 3-2 pikërisht falë golit të Burrucagës, 7 minuta nga fundi i sfidës. 16 vjet më vonë, erdhi në jetë Roman që tani kërkon të zgjasë traditën familjare të fitoreve sportive
sfidanti.al