Kinsi Volanski dështon misioni Copa Amerika; ajo dhe i fejuari…arrestohen

Dështon misioni i radhës i Kinsi Volanskit për të pushtuar fushën e lojës. në fakt ajo dhe i fejuari i saj u bllokuan teksa po përgatiteshin për shoën e tyre të radhës pikërisht në finalen e Copa America që u zhvillua në mitikun Maracana. Pasi fitoi famën me finalen e Ligës së Kampioneve, Kinsi deshi të përsërisë suksesin e saj duke shfrytëzuar finalen e Copa America mes Brazilit dhe Perusë për të promovuar ëebsiten e të fejuarit të saj Vitali Zdorovetski. Por sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘Daily Mail’, gjërat nuk shkuan sic shpresonin dy të fejuarit

Përkundrazi, Kinsi Volanski dhe Vitali në të vërtetë përfunduan në burg pasi u bllokuan në nismën e tyre. Ishte vetë modelja që konfirmoi këtë nëpërmjet një postimi në Instagram duke pranuar ‘humbjen’ e saj.
Në postimin e parë ishte një foto ku shkruhej: ‘Dështuam në arritjen e objektivit tonë në Copa America. nesër do të postoj detaje të tjera, pasi për momentin jemi në burg’. Ndërsa në postimin e dytë cifti publikoi foto ku ishin të veshur si tifozë brazilianë madje edhe me paruke’

Dhe në të vërtetë, një ditë më pas u shfaqën edhe detajet e tjera me modelen që shkruante. ‘Copa America, duhet ta pranoj që në fund fitove ti. por ne përjetuam një aventurë absurde për të tentuar pushtimin e fushës. Udhëtuam drejt Brazilit, u maskuam, shkuam te vendet tona por gjithcka përfundoi pasi Vitali u bllokua nga punonjësit e sigurisë. Tani kemi dalë nga burgu dhe do të kalojmë pak kohë në Brazil’

Ajo që mbetet të kuptohet nëse e gjithë kjo është e vërtetë apo është një mënyrë tjetër reklamimi. Gjithesesi nëse Volanski do ta kishte bërë tentativën e dytë, nuk do të ishte një surprizë, në fund të fundit ajo vetë edhe pse me tone shakaje tha se do të bënte gjithcka për të dalë në pension përpara moshës 30 vjecare.

sfidanti.al