Formula 1, Binoto: Silverston, pistë jo e favorshme për Ferrarin

Pas befasisë në garën e Shpilbergut në Austri, Ferrari do të kërkojë që t shënojë fitoren e parë sezonale në Cmimin e Madh të Britanisë në pistën e Silverstone. Drejtuesi i Kokëkuqes italiane Matia Binoto ësnhtë i ndërgjegjshëm për vështirësitë që do të ketë kjo skuadër në pistën britanike duke qenë se nuk është e favorshme për makinën Ferrari.

‘Presim që Silverston të mos jetë një pistë e favorshme për makinën tonë edhe pse jemi të ndërgjegjshëm se ekuilibrat ndryshojnë në cdo garë-tha Binoto-do të bëjmë një modifikim të vogël në aerodinamikë që tregon punën tonë të vazhdueshme. Silverston është një pistë që vë në provë makinën tonë. Do të jetë një fundjavë e dobishme për të kuptuar nëse puna e bërë do të na lejojë që të reduktojmë diferencën me rivalët tanë në tipa të caktuara pistash’.

sfidanti.al