Gjyqtari që nxori me të kuqe Mesin.. sa shumë kërcënime në familje!

Argjentina zuri vendin e 3-të në Kupën Amerika, pasi mundi 2-1 për vend të tretë dhe të katërt Kilin me gola të shënuar nga Aguerro dhe Dibala. Sidoqoftë, medalja e bronzit nuk do të thotë ndonjë gjë të madhe për Argjentinën që pësoi një humbje të dhimbshme 2-0 në gjysmënfinale të Kupës në fjalë nga Brazili.

Sidoqoftë, momenti kryesor i ndeshjes në fjalë ishte ai mes Mesit dhe Medelit në min. e 37-të, kur gjyqtari u tregoi atyre të dyve karton të kuq. Vendimi i gjyqtarit paraguaian ngjalli shumë reagime, për shkak të cilave ai ndenji disa net pa gjumë.

“Unë dhe familja ime morëm mbrëmë shumë kërcënime nga njerëz të panjohur. Ju lutem njerëzve kompetentë që të marrin masa dhe të më mbrojnë, sepse unë bëj vetëm punën time, gjykoj ashtu sikurse më duket më mua më mirë”, deklaroi gjyqtari paraguaian që u largua nga stadiumi Sao Paulos i shoqëruar nga policët mbas ndeshjes mes përfaqësueseve argjentinase dhe kiliane.

Sfidanti.al