Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Liverpulit në “Kamp Nou” figurë qëndrore ishte sigurisht Lionel Mesi që shënoi dy gola, i dyti prej të cilëve mbas një goditjeje supermjeshtrore nga rreth 30 metra. I gjithë stadiumi u çua në këmbë dhe filloi të brohorasë.
Zakonisht, kur Mesi ose Ronaldo kanë një mbrëmje magjike të tyre, menjëherë fillojnë krahasimet dhe tani, mbas ndeshjes mes Barcelonës dhe Liverpulit, u prononcua futbollisti kontravers italian, Mario Baloteli, që bëri një koment sipas stilit të tij të veçantë:
“Në emër të futbollit, mos e krahasoni më Mesin me nr.7 të Juventusit”, shkroi në një nga rrjetet sociale Baloteli, duke aluduar për Kristiano Ronaldon.
Sfidanti.al