Çfarë “goli”Baloteli: Të gjithë ata që më kritikojnë, janë budallenj!

Mario Baloteli do të largohet nga Olimpiku i Marsejës, ndërkohë që kontrata e tij gjashtëmujore me këtë klub francez skadoi dhe futbollisti italian bëri të ditur se nuk ka ndërmend që të mbesë në Marsejë.

Në fakt, Baloteli ka qenë në qendër të kritikave, për shkak të lojrave të tij të dobta, sidomos, sepse ai luan vetëm në sulm dhe nuk kthehet në mbrojtje.

Baloteli, sikuse dihet, e ka gjuhën pa kocka dhe e thotë hapur atë që mendon, kështu që edhe për këto kritika ai ka përgjigjen e vet:

“Ata që më kritikojnë mua se unë nuk kthehem në mbrojtje, janë budallenj. Ata duhet që ta dinin, qëkur erdha këtu, se unë nuk jam si Karlos Tevezi që mund të luajë në çdo pozicion në fushë”, tha Baloteli që me bluzën e Marsejës ka shënuar tetë gjatë këtij sezoni, por që e mbylli qëndrimin e tij në këtë klub pa lavdi, sespe u nxor jashtë me karton të kuq.

Sfidanti.al