Duke habitur shumëkënd, sulmuesi “kontravers” italian, Mario Baloteli, zgjodhi klubin e ri, ku ai do ta vazhdojë karrierën e tij. Kur ishte i ri, për Balotelin u tha se, duke qenë se ishte mjaft i talentuar, ai do të kishte një të ardhme të shkëlqyer, por temperamenti i tij problematik nuk e la këtë futbollist që të shkonte shumë larg, kështu që tani, mbas një qëndrimi episodik te Marseja, Baloteli vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë në Brazil.
Media shkruan se Baloteli është pranë nënshkrimit të kontratës me klubin gjigant brazilian, Flamengo.
Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Marsejë, Baloteli shënoi tetë gola në 15 ndeshje, mbas transferimit të tij janarin e kaluiar nga Nica.
Sfidanti.al