Ancelotti dhe e ardhmja: Në MLS me Beckham? Ndoshta një ditë do të ndodhë

Ndërsa Napoli po përgatitet për sfidën e dyfishtë me Barcelonën në Miami, trajneri Karlo Anceloti flet të për ardhmen e tij që sipas shumë zërave mund të jetë në Major League Soccer pikërisht te Inter Miami i David Beckham.

‘Të drejtoj skuadrën e Beckham në MLS?-tha Ancelotti-David është miku im, kam raporte shumë të mira me të, nuk e di zse cfarë mund të ndodhë në të ardhmen dhe tani kam një kontratë me Napolin. Sigurisht kampionati është në përmirësim e sipër, në të ardhmen mund të jetë një eksperiencë e bukur’.

Më pas Anceloti vendosi të evitojë pyetjet në lidhje me merkaton e transferimeve.

‘Hames Rodrigez? Në këtë moment jemi të përqendruar te miqësoret-tha Ancelotti-Lozano? Herën e fundit e pashë në Botëror, kur bëja rolin e komentatorit për një televizion meksikan’

Përsa i përket përballjes me Barcelonën, Ancelotti deklaroi: ‘Uroj që futbollistët e mi të bëjnë të njëjtën paraqitje si ajo me Liverpulin në Edinburg dhe ajo me Marsejën të dielën e kaluar. Dua të shoh një skuadër që zbret në fushën e lojës me kurajo dhe personalitet. Sigurisht do të jenë 2 teste impenjative dhe të rëndësishme për të vlerësuar gjendjen tonë fizike. E dimë që do të jetë e vështirë, por ajo që dua të shoh në vfushën e lojës është shpirti i skuadrës me të cilin do të përballemi ndaj një skuadre të niveli të lartë si Barcelona’.

sfidanti.al