Diego Simeone  flak dorashkën: Siti ëshë një klub pa histori!

Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, që e ka shndërruar këtë klub spanjoll në gjigant, duke fituar me të dy Liga të Evropës dhe duke marrë pjesë në dy finale të Ligës së Kampioneve, ngjalli reagime të shumta, kur iu sul klubit më dominues në Angli gjatë dhjetëvjeçarit të fundit.

Siti, në fakt, nën “shkopin e dirigjentit” Pep Guardiola, ka thyer një numër rekordesh gjatë dy viteve të fundit, ndërkohë që sezonin e kaluar bëri histori, duke fituar të gjitha trofetë e mundshme të  Anglisë, ndërkohë që “korrja” e trofeve vazhdoi edhe ditët e fundit, kur Siti fitoi përsëri trofeun “Community Shield”.

Por, sidoqoftë, Diego Simeone ka mendimin e tij: “Kur një trajner vjen në një klub të ri, ai, në radhë të parë, duhet të shohë historinë e tij, sepse po nuk e pe historinë, je i destinuar që më shumë të kesh përvojë keqe sesa të mirë. Nëse unë nuk e ndjej historinë, unë nuk shkoj në atë klub pa histori, sepse sapo do të shkelësh në një klub të ri, pyetja e parë që do të bësh, është: ‘Si e ka historinë ky klub?’. Ajaksi ka shkollën e vet të famshme, Barcelona po ashtu, Juventusi gjithashtu… Atletiko e Madridit ka një shkollë futbolli të shkëlqyer. Reali i Madridit nuk e ka një shkollë të tillë, sepse ka një alternativë që bazohet te një mënyrë tjetër prezantimi. Kurse Mançester Siti është një klub pa histori, sepse ai sapo ka lindur, ky klub tani po e bën historinë e vet mbi bazën e gjurmëve të thella që po le Guardiola”, deklaroi Simeone.

Në fakt, Siti u bë klub gjigant vetëm para 10 vitesh, qëkur në këtë klub kanë hyrë më shumë se një miliard sterlina përmes grupimit arab nga Abu Dabi me në krye sheikun Mansur.

Sfidanti.al