Mançester Siti edhe këtë sezon do të ketë rolin e titullmbrojtësit të Premier Ligës, pra vetëkuptohet se ky klub do të synojë që ta konfirmojë edhe një herë tjetër se ai është më i miri në Angli, madje do të synojë kurrorën e trefishtë.
Ama, kjo nuk do të jetë aspak e lehtë dhe për këtë gjë është i ndërgjegjshëm edhe vetë trajneri Pep Guardiola që thotë se fushata e sivjetme do të jetë ndryshe, sepse titullin do ta synojnë më shumë ekipe sesa sezonin e kaluar, kur për trofeun pjesën më të madhe të kohës luftuan vetëm Siti dhe Liverpuli.
“Nuk besoj se sivjet do të jetë si vjet, kur për trofeun konkurruan kryesisht dy klube. Mendoj se Junajtidi me Meguajerin e blerjet e tjera, Arsenali, si edhe Çelsi dhe Totenehmi do të jenë kandidatë seriozë për titullin e kampionit”, deklaroi Guardiola.
Sfidanti.al