Mario Baloteli duket se do ta vijojë karrierën në kampionatin francez pikërisht te skuadra e Olimpikut të Marsejës. Sipas të përsditshmes L’Equipe’, sulmuesi italian i Nisës mund të transferohet te kjo skuadër që në këtë sesion të merkatos së transferimeve. Gjithnjë sipas kësaj të pëditshmeje Mario Baloteli është ëndrra e madhe e presidentit të Marsejës Zhak-Honri Ejro, këmbëngulja e të cilit dfitoi mbi skepticizmin e trajnerit Rudi garsia dhe Drejtorit Sportiv Andoni Zubizarreta
sipas presidentit të Olimpikut të marsejës, baloteli do të jetë i nevojshëm për këtë skuadër ku ai mund të rishfaqë aftësitë e tij në shënimin e golave sic bëri në dy sezonet e para me Nisën kur shënoi në total 43 gola. Ejrod e donte Balotelin në radhët e Olimpikut të Marsejës që në muajt e verës, por Nice nuk dëshironte të privohej ngë shërbimi i tij. por me kalimin e muajve gjërat ndryshuan dhe tani Nicë është gati të lërë atë të largohet pa bërë aspak naze sepse qetësia e ambientit është mbi gjithcka.
sfidanti.al