Zola thumbon Moratën: Luan me Celsin, jo me Brajtonin

Rendimenti i Alvaro Moratës te Celsi nuk është në nivelin maksimal. Sulmuesi spanjoll duket se nuk është shumë i kënaqur me situatën e tij dhe ka filluar të mendojë për një largim të mundshëm nga Blutë e Londrës. Zv/trajneri i Celsit, Xhanfranko Zola nuk ka ngurruar të thumbojë sulmuesin duke i kujtuar skuadrën me të cilën luan.

‘Morata duhet të mësohet me presionin-tha Zola-është qendërsulmuesi ynë dhe nga një lojtar i tillë te Celsit të gjithë presin shumë. Luan te Celsi dhe jo te Sauthempton apo Brajton, me gjithë respektin për këto dy skuadra. Tifozët duan që ai të shënojë dhe të zhvillojë ndeshje shumë të mira. Kjo është dicka normale dhe ai duhet të mësohet. Edhe po ndërroi skuadër, situata do të jetë e njësoj pasi askush nuk  mund t’u largohet përgjegjësive që ka. Morata duhet të përmirësohet në këtë pikë dhe të japë maksimumin në fushë sepse aty vendoset gjithcka’

sfidanti.al