Viti 2019 nisi me polemika për Frank Riberi. Futbollisti i përfaqëssueses franceze u kritikua shumë në rrjetet sociale pasi publikoi një video ku ai shfaqej duke ngrënë një biftek të mbuluar me ar qw sipas mediave tw ndryshme ishte 24 karatë duke shpenzuar 1200 Euro. Francezi u kundërpërgjigj këtyre kritikave sigurisht duke përdorur rrjetet sociale.
‘Për 2019 do të vëmë gjerat në vend, duke nisur nga ziliqarët-shkruante Riberi në profilin e tij në Tëitter-nuk ju detyrohem asgjë, për suksesin i detyrohem Zotit, vetes sime, familje e miqve të mi që besuan tek unë. Të tjerët janë vetëm gurë në këpucë’.
Por Frank Riberi, që ka një raport të komplikuar me median, e kap edhe me gazetaraët e në mënyrë të vecantë me Odri Pulvar që mori përsipër t’i japë disa leksione morali nëpërmjet Twitterit duke e ftuar futbollistin që të shpenzojë paratë e tij duke bërë bamirësi.
‘Përsa u përket këtyre pseudo-gazetarëve që kanë kritikuar gjithnjë veprimet e mia(p.sh cmimin e asaj që konsumoj), përse nuk flasin edhe kur unë bëj bamirësi, pasi më kanë mësuar që të jap kur marr shumë-theksohet në një postim të dytë të Riberisë-përse një media e madhe kombëtare nuk flet edhe për këtë? Jo, të gjithë preferojnë që të flasin më shumë për pushimet e mia me familjen duke kontrolluar të gjitha veprimet e mia, edhe atë që ha. Por ju për këto lloj kuriozitete jeni këtu!’
sfidanti.al