Parashikohej si një nga ndeshjet më të vështira të sezonit, dhe ashtu doli. Liverpuli i Jurgen Klopit kaloi “purgatorin” në stadiumin e Uolvesit të Nunjo Espirito Santos, duke fituar 2-1, por pas vuajtjeve të mëdha. Më e keqja nga të gjitha, iu dëmtua njëri nga pjesëtarët e treshes së madhe të sulmit, Sadio Mane, që
Juventusi tregohet i fortë atëherë kur duhet, komandon Sarri!
“Nuk mund të më bëhet vonë më pak se kaq”. Kjo ishte fjalia e trajnerit të Juventusit, Mauricio Sarri, pas fitores ndaj Romës, ndërsa u pyet për rebelimin e Paulo Dibalës në momentin e zëvendësimit. Sarri e shoqëroi me buzëqeshje reagimin e argjentinasit, ndërsa komenti ishte shumë i qartë. “Dibala luajti shumë mirë, ndoshta ishte
Çelsi përmbys Arsenalin në derbi, një dhuratë nga portieri Leno!
Në futboll edhe mund të gabohet, madje rëndë. Një gafë të tillë bëri portieri i Arsenalit, Bernd Leno, duke ndihmuar Çelsin të përmbyste rezultatin e të fitonte derbin luajtur në stadiumin “Emirejts”. Një goditje e rëndë për “topçinjtë” e trajnerit të ri, Mikel Arteta, me skuadrën e tij që luftoi fort dhe që ishte pranë
Rejnxhërs fiton derbin e Gllazgout me Sëlltikun, triumf i Xherrardit!
Si lojtar, ambicien e ka pasur të papërmbajtur, edhe pse nuk fitoi dot një titull kampion. Atë që nuk e bëri i mbathur me këpucët me thumba, Stiven Xherrard synon ta bëjë si trajner, dhe fitorja e derbit më të vjetër të botës është dëshmia më e mirë se është në rrugë të drejtë. Ish-kapiteni
Barcelonë qiellore edhe me “bebet”, Interi e sheh Championsin në TV!
“Barça e fëmijëve të tmerrshëm ngrin “San Siron”, Interi në Ligën e Europës”. Ky ishte titulli i “La Gazeta delo Sportit” në Milano, ndërsa “Marka” në Madrid shtonte se “dy fëmijë pushtuan Milanon dhe rrëzuan Interin”. Shumë domethënës konkluzionet pas ndeshjes së fundit në grup në Ligën e Kampionëve, që përcaktoi eleminimin e skuadrës së
Tifozët e Junajtidit “kripë e mjaltë”, mundën Sitin, i dorëzuan titullin Liverpulit!
Dikur Sër Aleks Fergusoni u pyet se çdo të bënte po të kishte pistoletën me një plumb të vetën, do të viste Arsen Vengerin apo Viktoria Bekamin. Skocezi i madh dha një nga përgjigjet e tij legjendare: “A mund të më jepni dy plumba?!” Tifozët e Mançester Junajtidit duket se ishin vënë përballë një dileme
Me apo pa Emerin, Arsenali nuk del dot nga kriza!
E keqja nisi që vitet e fundit të Arsen Vengerit, dhe duket se një mallkim ka rënë mbi këtë klub të madh. Arsenali është 13 herë kampion i Anglisë dhe 13 herë fitues i Kupës, por nuk po ngre dot kokë as këtë sezon, madje gjërat po bëhen më keq. Humbja 1-2 në “Emirejts” ndaj
Reali kalon Barcelonën në krye të La Ligës falë … mbrojtjes!
Po, po, ishin lojtarët e saj që shënuan golat dhe siguruan fitoren. Sergio Ramos dhe Dani Karvahal realizuan në fushën e Alaveshit dhe Reali i Madridit u ngjit, të paktën përkohësisht, në krye të kampionatit spanjoll. Ndeshja u mendua më e lehtë për një superskuadër që po e merr veten, por ja që nuk doli
Mos u habisni, e dini se Liverpuli është “gjahtari i minutave të fundit”
Kur fitoret bëhen radhazi, ato kthehen edhe në një rutinë të mërzitshme. Edhe pse nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, lodhja dheë rraskapitja bëjnë të vetën, diçka që e ndjeu edhe Liverpuli në fushën e Kristël Palasit. Londinezët bënë maksimumin për të thyer kryesuesit e Premier Ligës, të dëshiruar për të qenë lajmi i parë në mediat
Juventusi kualifikohet edhe kur nuk shënon Ronaldo
Dihej se në Moskë do të ishte e vështirë (por, më pak sesa në kohën e Napoleonit), dhe se Kristiano Ronaldo nuk mund të jetë “bombardieri i kombit”. Me portugezin 34-vjeçar që nuk vrapon dot si më parë, i takoi të tjerëve për të “tërhequr karrocën” dhe ata e bënë. Juventusi fitoi 2-1 ndaj Lokomotivës,