Tifozët e Junajtidit “kripë e mjaltë”, mundën Sitin, i dorëzuan titullin Liverpulit!

Dikur Sër Aleks Fergusoni u pyet se çdo të bënte po të kishte pistoletën me një plumb të vetën, do të viste Arsen Vengerin apo Viktoria Bekamin. Skocezi i madh dha një nga përgjigjet e tij legjendare: “A mund të më jepni dy plumba?!” Tifozët e Mançester Junajtidit duket se ishin vënë përballë një dileme të tillë kaq ekzistenciale: Të fitonin derbin (e t’i jepnin titullin Liverpulit), apo të pranonin humbjen, qoftë dhe skuadra e Jurgen Klopit të mos e kishte këtë kënaqësi. Kjo pyetje u bë edhe para derbit të fazës së dytë vjet, ndërsa këtë sezon nuk pati dyshime.

Mançester Junajtidi fitoi në “Etihad”, dhe vërtet Liverpuli mund ta ndjejë veten kampion (a mendon kështu Leisteri?), por për tifozët kjo nuk ka më asnjë rëndësi. Skuadrës (ende) më të famshme të Anglisë i duhej një tjetër fitore prestigji pas asaj ndaj Totenhemit, madje edhe më e madhe se aq, dhe ia arriti qëllimit. Tifozët e “djajve të kuq” nuk duan më, që të zgjedhin nëse titullin ta fitojë Siti apo Liverpuli, por duan që skuadra e tyre të kthehet në pretendime, si dikur në kohën e Fergit. Është ende larg, 22 pikë larg vendit të parë, por shpresa është më e madhe se kurrë në 6 vitet e fundit.

Legjenda e “Old Trafordit” dhe e “Kamp Nou”, djali i shtëpisë Ole Gunar Solskjer duket se po ia del.  Në “Etihad”, Junajtid meritoi epërsinë 2-0 në pjesën e parë, dhe përballoi ofensivën e egër të vendasve të Guardiolës pas pushimit. Markus Rashford shënoi golin e parë me penallti në 23’, Antoni Marsial shënoi të dytin në 29’, ndërsa goli i vetëm i Sitit erdhi në 85’ falë zëvendësuesit Nikolas Otamendi. Pas 16 javësh, Liverpuli kryeson me 46 pikë, Siti është i treti me 32, ndërsa Junajtid ka 24 pikë.

Sfidanti.al