Për herë të fundit në këtë pozicion kanë qenë në javën e 29-të të sezonit të kaluar. Sot janë në vend të dytë në javën e 29-të të edicionit që po zhvillohet (marrim për bazë vetëm ndeshjet që ka zhvilluar ky ekip). Barcelonës iu desh plot 1 vit për t’u ngjitur në vend të dytë,
Tirana fiton tjetër derbi, Dinamo ia del me “kushërinjtë” vetëm në Kupë!
Suksesi ishte minimal, por gjithsesi mjaftoi për të marrë tri pikët e për të arritur triumfin e dytë radhazi në kampionat me këtë kundërshtar. Tirana fitoi një tjetër derbi me Dinamon, falë golit të Redon Xhixhës në minutën e 69-të, ndërsa blutë e trajnerit Bledi Shkëmbi kanë parë “ditë të bardha” ndaj rivalit qytetës vetëm
Partizani më në fund ka lojë dhe fitore, ndaj Dinamos vendosi goli i Malës!
Një derbi “më pak shijues” sesa ai ndaj Tiranës, por sërish një derbi dhe ku kërkoheshin tri pikët. Partizani la pas krizën e krijuar nga humbja me Vllazninë (për shkak të diferencës me kreun), dhe fitorja 1-0 ndaj Dinamos i jep frymëmarrje dhe shpresë se do të jetë të paktën në kupat e Europës sezonin
Partizani llogarit lojën në fushën rivale, por Vllaznia llogarit fitoret!
Ishte një humbje që e largoi ndoshta përfundimisht skuadrën e kuqe nga pretendimet për titull këtë sezon. Ishte vetëm 0-1 në Shkodër, por që e la plot 12 pikë prapa Tiranës kryesuese, dhe në një kampionat të tillë duket vështirë që kjo diferencë të zhbëhet. Vllaznia triumfoi minimalisht në “Loro Boriçi” duke luajtur një pjesë
“Gur-gur bëhet mur”, Vllaznia mund Laçin dhe i afrohet kreut!
Vllaznia arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Laçit në javën e 10-të të Superligë. Skuadra shkodrane vërtet fitoi minimalisht 1-0, por kjo i dha mundësi të afrohej me skuadrat e kreut në kampionat. Ndeshja ishte mjaft e fortë në stadiumin “Loro Boriçi” dhe vendasit siguruan tri pikët falë golit të shënuar nga Da Silva
Shqipëria e mbyll me fitore, me rekordin e pikëve dhe vendin e tretë!
Përfunduan një palë eleminatore të Botërorit që do të mbahen mend për mjaft gjëra të mira, por edhe për disa të këqija. Shqipëria e mbylli me një fitore të vuajtur, edhe pse të merituar 1-0 ndaj Andorrës në “Arenën Air Albania”, me golin e shënuar me penallti nga Endri Çekiçi në 73’. Ekipi i trajnerit
Zhiru i jep qetësi Milanit në prag të provave të zjarrit Roma, Porto e Inter!
E mbylli të martën dhe e nisi të mërkurën në vendin e parë në Serinë A. Milani i sotëm i Stefano Piolit nuk është gjithmonë i bukur, mundet edhe të vuajë, por është me efikasitet shembullor. Një gol i Olivie Zhirusë i dha fitoren e radhës në kampionat ndaj Torinos dhe kryesimin me 28 pikë
Barcelona fiton falë Pikesë, por a do të mjaftojë në Champions?!
Kjo skuadër nuk cilësohet aspak si kandidate për titullin në kontinentin e vjetër, por gjithsesi kur ia përmend emrin padyshim që sugjestionohesh. Flasim për Barcelonën, pesë herë kampione të Europës, të cilët janë në garë për të realizuar një mrekulli, që të kualifikohen për në raundin e dytë. Fitorja 1-0 ndaj Dinamos së Kievit në
Napoli është një mrekulli edhe kur nuk bën spektakël: 8 nga 8!
Janë fitoret radhazi me të cilat barazohet rekordi i skuadrës së Mauricio Sarrit disa vjet më parë. Sot është Napoli i Luçiano Spaletit, një trajneri me përvojë të madhe, që po vazhdon marshimin në krye të Serisë A, ndonëse fitorja ishte e vogël, vetëm 1-0 ndaj Torinos. Të kuptohemi, napolitanët e merituan, pasi patën më
Polemikat e fitores së Juves me Romën, si mund të anulohej goli i Abrahamit?!
“Kur është rast penalltie, avantazhi nuk jepet kurrë”. Kështu shpjegoi arbitri Orsato, i pyetur nga një lojtar i Romës në tunelin e stadiumit “Alianc” të Torinos, ndërsa dialogu u fiksua nga kamerat. Vetë mediat italiane deklaruan se Orsato ishte gabim, pse kur një ekip ka shansin të shënojë gol dhe e bën këtë, lejohet avantazhi