“Gur-gur bëhet mur”, Vllaznia mund Laçin dhe i afrohet kreut!

Vllaznia arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Laçit në javën e 10-të të Superligë. Skuadra shkodrane vërtet fitoi minimalisht 1-0, por kjo i dha mundësi të afrohej me skuadrat e kreut në kampionat. Ndeshja ishte mjaft e fortë në stadiumin “Loro Boriçi” dhe vendasit siguruan tri pikët falë golit të shënuar nga Da Silva në nisje të pjesës së dytë. Ekipi i trajnerit Tomas Brdariç luajti më mirë në 45 minutat e para, ndërsa pas golit u mbrojt me kujdes duke mos i lejuar Laçit që të barazonte rezultatin. Me këtë fitore, Vllaznia u ngjit në kuotën e 16 pikëve në vendin e tretë në renditje, duke qenë 1 pikë prapa Kukësit dhe 5 pikë larg Tiranës që kryeson. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e shkodranëve pas asaj të arritur me shifrat 3-1 ndaj Kastriotit.

Sfidanti.al