Ky është Interi i Inzagit, pretendent i madh për titull në Itali!

Fitorja ishte një formalitet, por jo i arritur aq lehtë sa formalitetet e zakonshme. Ishte një triumf i vështirë për Interin në fushën e Venecias, me rezultatin 2-0 që nuk tregon gjithë ankthin dhe pasigurinë, por gjithsesi ishte një vazhdimësi i një skuadre që po ndjen gjithnjë e më shumë dorën e trajnerit të saj. Simone Inzagi, pas një fillimi të zorshëm, e ka krijuar tashmë idenë për lojtarët që ka në dispozicion, dhe këta e dinë se çfarë idesh ka trajneri i tyre. Hakan Çalhanoglu dhe Lautaro Martinez ishin autorët e golave, argjentinasi fare në fund me penallti, por dominimi i zikaltërve ishte i plotë.

E tregojnë shifrat me 57 për qind mbajtje topi, 18 gjuajtje drejt portës ndaj 4 të Venecias, dhe 10 në kuadrat ndaj vetëm 1 të kundërshtarit. Kornet ishin 9-3 po për milanezët. Kjo skuadër padyshim që meriton të cilësohet pretendente e madhe për titull, tashmë ndoshta edhe më shumë sesa Napoli e Milani që ende kryesojnë Serinë A. Me kualifikimin të siguruar në raundin e dytë të Championsit pas 10 vjetësh, Inzagi mund të ndihet i lumtur, edhe pse ka treguar tek Lacio se nuk kënaqet lehtë, diçka që u pëlqen drejtuesve të Interit, lojtarëve dhe tifozëve. Interi ka 31 pikë ndaj 32 të Napolit e Milanit ë ende nuk i kanë luajtur ndeshjet e tyre të javës së 14-të.

Sfidanti.al