I mjaftuan vetëm 17 minuta në fushë, plus ndonjë minutë shtesë, dhe e vuri vulën e tij. Erling Halandi është njeriu që simbolizon golin dhe sulmuesi norvegjez realizoi me t’u kthyer nga dëmtimi. Futbollisti 22-vjeçar u riaftësua shumë më shpejt sesa pritej (flitej për në janar), dhe trajneri i Dortmundit, Marko Roze, e aktivizoi në 73’ në ndeshjen tepër të vështirë të Bundesligës në fushën e Volfsburgut. Përfundimi ishte fitore 3-1 madje me përmbysje, dhe golat u shënuan nga Emre Xhan me penallti, holandezi Doniel Malen dhe pikërisht Halandi që zuri vendin e Malenit. Veghorst kishte kaluar vendasit në epërsi që në minutën e 2-të. Fitorja i dha mundësi Dortmundit të ngjitej në kuotën e 30 pikëve, me 10 fitore 3 humbje, dy pikë më shumë se Bajerni përpara sesa bavarezët të nisnin ndeshjen e tyre ndaj Bilefeldit. Duket se Borusia është krejt tjetër gjë në Bundesligë në krahasim me Championsin, ku praktikisht u eleminua që në grup pas humbjes 1-3 me Sportingun.
Sfidanti.al