Kjo është Barcelona e Ksavit, 3 shtylla në pak minuta dhe fitore 3-1

Nuk ishte sukses i lehtë dhe nuk kishte sesi të ishte kur luhej në fushën e Vijarrealit. Gjithsesi, kur triumfon 3-1 në stadiumin e ekipit që ka fituar Ligën e Europës do të thotë se je një skuadër serioze. Nuk mund të jetë ndryshe një ekip me trajner Ksavi Hernandezin, që po imponin filozofinë e tij tek Barcelona si dhe lojtarë të rinj si Abde në krah të sulmit, por sidomos një ekip të bashkuar me besim në vetvete. Me 3 shtylla në pak minuta dhe me 3 gola. Lojtarë si Erik Garsia, Arauho, Niko, Abde, apo Gabi janë një garanci. Ky ishte suksesi i parë i Barcelonës jashtë fushe këtë sezon, që e ngjit disi në renditje edhe pse ende jashtë zonës Champions, në vendin e 7-të me 23 pikë, 3 pikë larg Atletikos së vendit të katërt që ende nuk ka luajtur këtë javë. “Këto 3 pikë janë si ujë i bekuar për ne”, – pohoi Ksavi. “Vendosi cilësia e Kutinjos dhe Depait”, – tha De Jongu pas ndeshjes. Golat u shënuan nga De Jong, Çukueze, Depai dhe Kutinjo me penallti.

Barcelona: Ter Shtegen, Erik Garsia, Arauho, Pike, Zhordi Alba (Mingesa), Niko (Kutinjo), Buskets, De Jong, Abde (Dembele), Depai, Gavi. Tr. Ksavi

Sfidanti.al