Jasir Asani shënon 2 gola në Hungari, Vrioni nuk ndalet në Austri

Sulmuesit shqiptarë mbeten protagonistë në shumë prej skuadrave ku luajnë dhe kështu bënë edhe Jasir Asani dhe Xhakomo Vrioni. Ish-sulmuesi i Partizanit ishte ndër më të mirët në Superligën e Hungarisë duke ndihmuar ekipin e tij, Kisvarda që të fitonte 5-0 ndaj MTK-së së Budapestit. Asani shënoi rrjetën e parë dhe të dytë në minutat 7 e 31, ndërsa Kisvarda u ngjit në vendin e dytë me 1 pikë më pak sesa kryesuesja dhe kampionia Ferencvarosh, ndonëse ka luajtur dy ndeshje më shumë.

I shkëlqyer edhe Xhakomo Vrioni në Bundesligën e Austrisë. Lojtari i huazuar nga Juventusi vazhdon të shkëlqejë për Tirolin, duke ndihmuar ekipin që të largohet nga fundi i renditjes. Vrioni 23-vjeçar shënoi me penallti, duke pasur tani 8 rrjeta në kampionat e duke qenë një nga më të mirët.

Sfidanti.al