Fiks si sot 30 vjet më parë, Bajerni mundte Dortmundin 11-1

Në shekullin e 21-të nuk ka më gjëra të tilla, me gjasë diferencat mund të jenë më të vogla, por sidomos të gjithë ekipet kanë mësuar të luajnë në mbrojtje, e po ashtu denduria e ndeshjeve është më e madhe për t’u lodhur kaq shumë. Bundesliga është një nga ato kampionate që ka njohur rezultate me të paktën 10 gola të shënuar dhe sot mbushen plot 30 vjet qën ga suksesi 11-1 i Bajernit ndaj Dortmundit. Katër gola ishin të legjendës Gerd Myler, edhe pse revista “Kiker” nuk vendosi nota 1, por mesatarja e bavarezëve ishte 2.5 Borusia e Mynshengladbahut është ekipi që ka më shumë fitore të tilla, 11-0 ndaj Shalkes në 1967 dhe 10-0 ndaj Borusias së Nojnkirhenit po në 1967. Në 1978, Gladbahu e bëri edhe ndaj Dortmundit me shifrat 12-0, ndërsa Dortmundi ia doli në 1982 kundër Arminias së Bilefeldit, 11-1. Rezultati i fundit ishte sërish i Gladbahut në1984, 10-0 ndaj Frankfurtit. Në shekullin e 21-të nuk ka rezultate të tilla në Gjermani, madje as në ligat e tjera me përjashtim të fitores 10-2 të Realit ndaj Vajekanos në 2015.

Sfidanti.al