Suksesi ishte minimal, por gjithsesi mjaftoi për të marrë tri pikët e për të arritur triumfin e dytë radhazi në kampionat me këtë kundërshtar. Tirana fitoi një tjetër derbi me Dinamon, falë golit të Redon Xhixhës në minutën e 69-të, ndërsa blutë e trajnerit Bledi Shkëmbi kanë parë “ditë të bardha” ndaj rivalit qytetës vetëm në Kupën e Shqipërisë, ku arritën të kualifikoheshin. Që nga ajo kohë “kanë rënë squkë”, edhe pse disfata e sotme në “Arenën Air Albania” nuk ishte e “magnitudës” së fazës së parë, kur përfundoi 4-0. Tirana luajti më mirë sesa “nëndetësja” dhe e meritoi fitoren, duke treguar se ka forca të përballojë edhe një ekip të përforcuar, dhe të mbajë presionin nga rivalët si Laçi e Kukësi që ishin afruar. Tashmë, diferenca e kryesuesve me ndjekësit është 6 pikë (37 ndaj 31), aspak keq, ndonëse jemi vetëm në javën e 17-të dhe janë në dispozicion për t’u fituar edhe 19 javë apo edhe 57 pikë!
Sfidanti.al