Për standardet e NBA-së ishte një nga ndeshjet më të shëmtuara, sepse asnjëri prej ekipeve nuk arriti në 100 pikë. Kur paraqitesh kështu për 48 minuta, do të thotë se mbrojtjet fitojnë ndaj sulmit dhe kështu ndodhi në përballjen e Golden Stejtit ndaj Juta Xhazit në San Francisko. Vendasit fituan 94-92, një sukses i rëndësishëm ndaj një ekipi rival në Perëndim, dhe arritur me shumë mungesa. Klej Tompsoni nuk ishte në parket këtë herë, as Drejmond Grini, Iguodala, Uidhërspuni dhe Uajsmeni. Mungesa të shumta e të rëndësishme, por basketbollistët e tjerë reaguan. Kërri luajti një ndeshje të dobët me 13 pikë, 4 topa në tabela e 6 asistë, veçse pikë nuk pati shumë nga askush. Pul ishte më i miri për vendasit me 20, ndërsa për miqtë Bojan Bogdanoviç me 21 e 8 topa në tabela. Rudi Gober luajti fort për Jutahun me 12 pikë e 18 topa në tabela, por nuk mjaftoi. Në renditje, Golden Stejti është në vend të dytë me 34 fitore e 13 humbje, ndërsa Juta Xhaz i katërti po në Perëndim me 30 fitore e 17 humbje.
Sfidanti.al