Vetëm Pedri shpëton nga 11 katalanasit që luajtën në Alavesh!

Është e qartë që një ekip i tillë nuk mund të prodhojë shumë. Kur Barcelona e lavdishme del në fushë ose me lojtarë shumë të rinj si Abde, Niko, Pedri apo Arauho, dhe kur i mungojnë Gavi apo Ansu Fati, niveli bie shumë. Kjo u kuptua në ndeshjen e kësaj jave në La Liga në fushën e Alaveshit, ku mezi u fitua 1-0 në fund dhe u mbajt gjallë ëndrra “Champions”. Një gol i De Jongut vendosi, ndërsa i vetmi që u veçua nga të tjerët ishte Pedri. Sipas mediave katalanase, ai ishte i vetmi “kryengritës” në një skuadër “të shuar”. “Pedri është që tani një lider, – thotë Ksavi, – është një futbollist i mrekullueshëm, dhe duke qenë vetëm 19 vjeç gjithçka që bën është spektakolare. Ai shkëlqen me idetë e tij dhe me modelin e tij”. Fjalë të mira pati edhe për Ter Shtegenin, Pikenë dhe Arauhon, por ka kuptim shumë sepse këta janë të gjithë në mbrojtje.

Sfidanti.al