Ekipi më i mirë thuajse gjithmonë fiton. Në futboll ndoshta e ke ndonjë shans, ndryshe nga basketbolli, por për Shqipërinë u pa që ishte e pamundur ndaj njërës prej skuadrave më të forta të botës, Anglisë. Gjysmëfinalistët e Kupës së Botës dhe gjysmëfinalistët e Ligës së shkuar të Kombeve patën një epërsi të tillë cilësore ndaj kombëtares
