Një fitore 2-0 në fushën e Borusias së Mynshengladbahut nuk është diçka që nuk arrihet, pra jo e jashtëzakonshme. Gjithsesi, kur këtë e bën një skuadër që rreshton tashmë 19 fitore radhazi, dhe që dominon Premier Ligën, atëherë nuk mund ta quash kaq pa vlerë. Mançester Siti ndoshta e ka fituar pjekurinë e duhur në Champions, pas kaq shumë vitesh dështime dhe Pep Guardiola ndoshta do ta fitojë trofeun “me veshë” edhe pa Lionel Mesin.
Që gjatë ditëve të kaluara, mediat angleze kishin paralajmëruar dhe kishin këshilluar Sitin se ky mund të ishte viti i përshtatshëm kur gjithçka duket e kombinuar siç duhet. Në Gladbah ishte një vallëzim dhe anglezët patën epërsi, ndonëse gjermanët iu afruan barazimit në rezultatin 0-1. Do të kishte qenë një arritje e madhe, pasi Siti ka 10 orë pa pësuar gol, pra më shumë se 11 ndeshje radhazi! Bernardo Silva shënoi në pjesën e parë (29’) dhe Gabriel Zhezus vulosi suksesin pas pushimit (65’) në stadiumin gjerman dhe kualifikimi për në çerekfinale thuajse është arritur.
Sidoqoftë, nuk duhet të lumturohemi para kohe. Vjet, në të njëjtin nivel, Siti eleminoi vetë Realin e Madridit (pra këtë vit po bën diçka më pak), ndërsa gafën e bëri në çerekfinale kur e eleminoi Lioni. Për fat të keq, ky ekip nuk të lë kurrë të qetë. “Në këtë konkurrim duhet të jesh perfekt që të fitosh, – paralajëroi edhe Guardiola, – në përgjithësi e kontrolluam ndeshjen, por për fat të keq nuk ishim të saktë para portës. Duhet të përmirësohemi. Nuk mendoj se jemi ne favoritët, mendoj Bajernin. Synimi im është Uest Hemi tre ditë më vonë”.
Sfidanti.al